Wedding Story

Katër vite burrë e grua, ja si ka qenë dasma e Kim Kardashian dhe Kanye West

Ditën e sotme një nga çiftet më të përfolur të ‘showbizit’, Kim Kardashian dhe Kanye West festojnë përvjetorin e katërt të martesës së tyre. Ata u martuan në 24 maj të vitit 2014-të në qytetin e dashurisë Paris. Të ftuar ishin mbi 200 persona të afërt të çiftit. Në këtë ditë kaq speciale, Kim zgjodhi të veshë një fustan të markës luksoze “Givenchy’ i cili kushtoi me mijëra dollarë, sipas Who. Ndërsa për sa i përket ‘make-up-it’, ai ishte më natyral nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht. Qershia mbi tortë e dasmës ishte vajza e çiftit, e cila ishte veshur me fustan të bardhë si mami Kim.