“Kemi fotot e tua, na jep paratë ose more fund”, kërcënohet aktorja e famshme

Aktorja e famshme turke, Merve Bolugur, thuhet se është kërcënuar me publikimin e fotove dhe videove të saj private.

Ajo është e njohur në vendin tonë për rolet e Zejnep në serialin “Kuzey Guney” dhe Nurbanu Sultan në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”. Së fundmi ka marrë një mesazh kërcënues në telefonin e saj.

“Kemi fotot dhe videot e tua. Paratë, ose more fund” është kërcënuar aktorja, të cilës i është bërë e qartë se nëse nuk paguan, fotot e saj do të shpërndaheshin në rrjetet sociale.

Prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim tërësor për zbulimin e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë.