Këngëtari i njohur shqiptar arrestohet në Itali, akuzohet për trafik droge

Mediat italiane raportuan se nëpërmjet një aksioni antidroge të zhvilluar në disa qytete të vendit u arrestuan një grup shqiptarësh. Mësohet se njëri prej të arrestuarve është personazh publik në Shqipëri, i cili ka publikuar një këngë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Silva Gunbardhi. Dëfrim Dervishi, i njohur me emrin e artit si Defri akuzohet për trafik drogërash të rënda, specifikisht kokainë. Prej vitesh këngëtari jeton në Itali dhe duket se aty ushtronte dhe aktivitetin, shkruan Who.