Këngëtarja e famshme i jep fund martesës 3-vjeçare, vendimi që mori për të birin

Këngëtarja me famë botërore, Adele, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki.

Adele dhe Konecki janë prindër të një djali 6 vjeçar, Anxhelo, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2012.

Ndërkohë në një deklaratë për shtyp të premten, thuhej se ata kanë rënë dakord që ta rrisin djalin e tyre me shumë dashuri.

“Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata do ta rrisin djalin e tyre plot dashuri. Si gjithmonë Adele dhe Simon kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme”, shkruhej në deklaratën e dalë nga përfaqësuesit për shtyp të këngëtares.

Çifti i njohur gjithnjë ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike lidhjen e tyre edhe pse kohët e fundit kishte shumë spekulime.