My STORY

Kineasti Vitor Deda: Ç’më shtyu të bëj film me kriminelët që i kanë ditët e numëruara

buy viagra cialis online Homepage Në filmin e tij me titull “Shpresë dhe fat”, 32- vjeçari nga Shqipëria Vitor Deda ishte vetë aktori kryesor, regjisori dhe producenti i një filmi, bazuar në historinë reale të shokut të ngushtë pas burgosjes në Itali. I diplomuar për regji filmi në Firence, ai sapo ka përfunduar “Bastard Karma 2″, vazhdimi i një seriali aksion, ku trajtohen përplasjet e mafies dhe kontrabandave italo-shqiptare, si dhe shërbimet sekrete që duan të ndalojnë këto banda. Për kastën e aktorëve të njohur në Itali dhe arsyen pse shkruan skenare mbi krimin dhe kriminelët që i kanë ditët e numëruara, Vitor flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Vitor-Deda-2

“Bastard Karma 2″ është filmi yt i ri ku je regjisor dhe aktor. Për çfarë flitet në këtë produksion?
Po, është filmi im i ri, në fakt është pjesa e dytë e filmit “Bastard Karma”. Produksioni është i imi “Deda Produzione”, ku bëj projekte të ndryshme, si filma me metrazh të shkurtër, dokumentare, videoklipe, etj…

Një film aksion ku trajtohet përballja e mafias shqiptare me atë napolitane. Kush janë aktorët dhe mbi ç’kritere janë përzgjedhur?
Po, filmi është aksion. Bëhet fjalë për mafiet e kontrabandat italo-shqiptare dhe për shërbimet sekrete që duan të ndalojnë këto banda. Aktorët janë të njohur në Itali, pasi kanë luajtur shumë filma të tjerë kryesisht me këtë temë, pra, kanë njohurinë e duhur për këto role. Një ndër aktorët është Giulio Dicorato, Walter Lippa, Sascha Valensi Andrea Sasso, Luigi Converso. Ndërsa aktorët shqiptarë janë: Marsel Ujkaj, Tarzan Prroni, Adriatik Resulaj e Klinton Veizaj. Për të përzgjedhur aktorët, këtë herë kam bërë casting, ku ata kanë dhënë provime dhe unë kam zgjedhur ata që më janë dukur më të përshtatshëm për rolet përkatëse.

Vitor-Deda-4

Femrat e bukura janë pjesë e këtyre filmave si bashkëpunëtore, të dashurat apo gratë e mafiozëve. Ke protagoniste të tilla në filmin e ri?
Sigurisht, femrat nuk kanë si të mungojnë në këtë film, dhe kanë role të ndryshme. Aktoret janë italiane dhe shqiptare si; Ele Norash, Carlotta Tempestini dhe Besa Gyla.

Kush e ka shkruar këtë skenar “krimi” dhe a është bazuar në ndonjë histori të vërtetë si filmi juaj i parë “Shpresë dhe fat”?
Skenarin e kam shkruar unë dhe është bazuar në realitetin e sotëm.

Vitor-Deda-6

Drogë, armë dhe vrasje. Është ky realiteti që ke parë me sytë e tu dhe të ka tronditur aq shumë sa ta sjellësh artistikisht në kinema?
Ky është një realitet që tani po dëgjohet çdo ditë e me shumë, që nuk është i bukur por që është në rritje.

Nuk është hera e parë që hyn nën lëkurën e atyre që mund t’i quajmë kriminelë. Ç’mund të thuash për vlerën e jetës së një djali që ka forcën, paranë, pushtetin dhe ditët e numëruara?
Mund të them që në jetë mund të kesh para, por nëse nuk di të luftosh dhe të jesh i fortë të kesh vlerat e dinjitetin, je gjithmonë me ditë të numëruara. Më mirë të kesh pak dhe të jesh i qetë, sesa të jetosh me frikë. Për këtë arsye filmi titullohet “Bastard Karma” se çdo gjë të kthehet mrapsht.

Vitor-Deda-5

Duket se me filmat e tu e përforcon stereotipin që ekziston në botë për shqiptarë, apo kjo është thjesht një ide që na është krijuar?
Mund të them që kudo ndodh kjo gjë. Janë pak a shumë të njëjtat gjëra besoj, edhe pse është krijuar kjo ide për ne shqiptarët.

Produksionet e tua në Itali si shqiptar që je, ke arritur të gjesh bashkëpunëtorë dhe a ke mundur t’i fusësh në kompeticione ndërkombëtare?
Po, kam marrë pjesë në shumë festivale që bëhen këtu në Itali me projektet e mia, më së shumti me filma me metrazh të shkurtër. Ndërsa “Bastard Karma” është shfaqur në disa kinema italiane. Po në Itali bëj pothuajse pjesën më të madhe. Këtu në Itali mund të gjesh përkrahjen e regjisorëve dhe aktorëve, të ndihmojnë sadopak, ndërsa në Shqipëri ndodh komplet e kundërta, nuk e kanë dëshirën që të ndihmojnë për këtë dhe unë kam zhvilluar punën time më shumë këtu në Itali.

Vitor-Deda-1

Deri ku shkon ambicia jote në kinema, sa e mundur është që në dorë të kesh një ditë një “Oscar”?
Unë kam dëshirën dhe pasionin shumë të madh që këtë punë ta bëj sa më mirë. Duhet të punoj fort që një ditë të arrij atë që dua, kur janë dëshira e pasioni. Ambicia është shumë e madhe, e shpresoj pse jo dhe me ndonjë “Oscar”./PANORAMA PLUS