Kledi Kadiu flet i emocionuar për gratë që mban në zemër: Charlotte dhe Lindita

Kledi Kadiu është një protagonist absolut i televizionit komercial në 20 vitet e fundit.
Balerini shqiptar, i cili e ka lidhur emrin e tij me “Amici di Maria De Filippi”, ka rrëfyer në “Storie Italiane” të prezantuar nga Eleonora Daniele, momentin e lumtur të jetës së tij.

Martesa me Charlotte:
Kledi Kadiu dhe Charlotte u martuan në korrik të 2018-s. Ajo është një mësuese joge dhe balerinë, me origjinë franceze. Çifti ka një vajzë, Lea, e lindur më 12 janar të vitit 2016. Mes tyre ka një diferencë moshe prej 26-vitesh, por nuk kanë asnjë problem në marrëdhënie. Madje, familja për Kledin është qendra e botës së tij, ashtu siç ka rrëfyer për “Storie Italiane”.
“Baleti është simboli i lodhjes, i djersës dhe i sakrificës. Martesa përfaqëson kurorëzimin. Kam parë gjithçka që ka qenë në të kaluarën time, si dhe të tashmen e të ardhmen. Kam një bashkëshorte të bukur, një vajzë të bukur, kam një familje”, tha Kledi.

Dashuria për mami Lindita
Prindërit gjithashtu mbulojnë një hapësirë shumë të rëndësishme në jetën e tij. Kledi foli për dy prindërit e tij pikërisht në lidhje me ditën e dasmës: “Të jesh me ta, të shohësh gëzimin e tyre, t’u japësh atyre këtë kënaqësi më ka bërë të ndihem mirë”. “Ngrohtësia e nënës është ngrohtësia që vetëm fëmijët e tyre mund ta shprehin me fjalë. Nëna është nëna. Emri i mamit tim është Lindita, që do të thotë Alba Chiara.