Kristela Gjoka vetëm 20 ditë e martuar, reperi Noga e zëvendëson me një tjetër bionde

Martesa u tyre zgjati vetëm 20 ditë, pas një ceremonie luksoze martese që organizuar në Prishtinë. Më në fund prezantuesja e “Top Channel” Kristela Gjoka dhe reperi kosovar Noga vendosën t’i japin fund kësaj marrëdhënieje. Pas shumë fjalëve që qarkullonin për një ndarje mes tyre, duket se këtë herë ajo është përfundimtare. Por ndërkohë që Kristela vazhdon jetën e saj prej beqareje, Noga duket se nuk ka humbur kohë për ta zëvëndësuar ish-gruan e tij me një vajzë tjetër bionde, e cila nuk dihet ende se cila është për të. Figura e engjëllit dhe një luleje krah fotos, të lë ta kuptosh qartë përshkrimin e Nogës që ka një marrdhënie special me vajzën e panjohur.