Kylie Jenner dhe fiksimi për buzë të plota

Pjesëmarrja që në moshë të vogël në një serial televiziv ka mundësuar njerëzit të dallojnë ndryshimin drastik që ka pësuar Kylie Jenner ndër vite. Pavarësisht se Kylie pretendon se vetëm buzët janë i vetmi operacion që ajo ka bërë në fytyrë, njerëzit mendojnë krejtësisht ndryshe. Megjithatë fiksimi i saj për të pasur buzë të plota ende vazhdon. Për këtë fiksim, Kylie ka zgjedhur revistën “Glamour” për të folur rreth ndryshimeve në një moshë të re të trupit për shkak të shtatzënisë. Ajo është kthyer pas në vitin 2015, kur pranoi se kishte bërë ndërhyrje në buzë. “Kam qenë e sigurtë për buzët e mia. Kisha iluzionin që doja buzë më të mëdha, kështu që theksova të miat si e çmendur, dhe më pas njerëzit filluan të fiksohen me to”, ka rrëfyer Kylie, sipas Lapsi.al. U quajt “Sfida e buzëve të Kylie Jenner” dhe shumë njerëz nisën të fryjnë buzët në rrjetet sociale, por shpesh duke përfunduar me rezultate katastrofike.