Kylie Jenner i kthehet vesit të vjetër, fryn sërish…

Kylie Jenner ka duruar tre muaj pa fryrë buzët e saj. Ajo ka vendosur të mbajë buzët thuajse natyrale për një periudhë, ndërsa tani duket se milioneren e ka marrë malli për buzët e saj të plota, duke iu kthyer vesit të vjetër. Kylie, me anë të një fotografie ka treguar se ka fryrë sërish buzët e saj, ndërsa ka falenderuar qendrën estetike ku ka bërë ndërhyrjen, shkruan Express. Gjatë kësaj periudhe, Kylie ka zmadhuar buzët me anë të produkteve të grimit qëe firma e saj prodhon. Ndërsa vendimi për mos t’i fryrë buzët sërish duket të ketë pasur të bëjë me reklamimin e lapsave dhe produkteve të tjera të grimit, sidomos për lyerjen e buzëve.