Labinot Tahiri takon mes lotësh motrën pas 20 vitesh: “Si na ndau kurbeti”

Labinot Tahiri është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në Kosovë dhe Shqipëri. Ditën e sotme ai ka ndarë me të gjithë një video të veçantë teksa priste motrën e tij në aeroport. Krahas saj ai ka ndarë emocionet me disa fjalë. “Surpriza për motrën time dhe nipërit e mi në aeroport! Kur motrën e vëllain i ndan kurbeti! Tani e 20 vjet motra ime jeton në Gjermani, dhe sot ajo ka gjetur kohën që të vijë në pushime te familja e saj!
Por, kur unë gjej kohë për shumë njerëz, vendosa që t’ia bëj surprizë me prezencën time duke e pritur në aeroport, ndërsa plani ishte që të vinte vëllai, Miloti për ta pritur në aeroport. Sikurse unë, po ashtu edhe motra Saranda, i kemi përjetuar kohërat e rënda, prandaj ndjejë mall dhe dhimbje për të. Digju vëlla për motrën, se ajo digjet gjithë jetën për ty. I pa ndryshuar kurrë për motrën, Labi. Mirësevini Mërgimtarë!”,-ka shkruar Labinoti. Ndërkohë që nga video duket qartë emocioni që përjetojnë motër e vëlla, shkruan Who.

Labinot-Tahiri-2