Lady Gaga hap zemrën: “Ndjehesha e shëmtuar në shkollë, muzika më shpëtoi nga kjo dhembje”

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, ka reflektuar për kohët e vështira në të kaluarën e saj. 32-vjeçarja Gaga që tani është edhe ylli i filmit “A star is Born”, e ka hapur zemrën gjatë një interviste në Variety’s gjatë të dielës, derisa po shkonte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të Kanadasë, shkruan Prive.“Kur e shoh veten time në këtë film”, ka thënë Gaga, duke iu referuar filmit të saj të ri ku luan me Bradley Cooper, “shoh shumë nga vetja ime kur isha më e re dhe s’kisha besim në veten, kur isha e ngacmuar në shkollë dhe ndjehesha e shëmtuar, dhe shpëtimi im i vetëm ishte muzika. Kështu fillova të shkruaj këngë dhe të këndoja, sepse në këtë mënyrë mund të ikja nga tërë ajo dhembje”, ka thënë Lady Gaga.