Lady Gaga me unazë fejese të personalizuar, zbulohet çmimi me shumë zero

Ditën e hënë këngëtarja e njohur Lady Gaga konfirmoi fejesën e saj me Christian Carino. Këngëtarja tregoi se kishte 9 muaj e fejuar dhe se mediat nuk e kishin vënë re unazën që ajo mbante në gisht, sipas Who.Por pasi ajo tregoi me krenari dhuratën që mbante në gisht të gjithë u bënë kuriozë të dinë çmimin. Burime për “Daily Mail” kanë treguar se unaza me diamant rozë ka kushtuar 1 milionë dollarë, dhe është e gjitha e personalizuar.