Këtë sezon, “E Diell” me Arbanën, Xhemin dhe Ledionin

Emisioni maratonë i së dielës në Top Channel, “E Diell”, ende nuk ka filluar, megjithatë duket se janë zbulur se kush do të jenë ‘të zotët e shtëpisë’, për këtë sezon. Thuhet se prezantuesit për këtë vit do të jenë tre dhe përkatësisht Arbana Osamani, Xhemi Shehu dhe Ledion Liço. “E diell” duket se nuk po e gjen veten me prezantuseit, pasi çdo vit ka ndryshime në prezantim, por edhe në konceptin e emisionit. Nuk dimë se si është konceptuar këtë vit e diela e gjatë në Top Channel, por duke qenë se tre emrat që flitet se do të jenë ata që do ta drejtojnë këtë maratonë, janë miq në jetën e përditshme, dhe ndoshta do ti japin një frymë të këndshme bashkëpunimi emisionit. 

 

Si ju duket website i ri i revistës Story

Mire - 96%
Keq - 4%

Numri total i votuesve: 124

Fotoja e ditës

Edhe pse renditet krah prurjeve të reja të ...