Ledri Vula me pushime, syzet i zbulojnë të dashurën

Këngëtari simpatik nga Kosova Ledri Vula, ka preferuar të bëjë disa pushime jashtë vendit për t’u relaksuar pas prezantimit të projektit të tij më të ri muzikor të titulluar “Merri merri”, qw ka arritur në 3 milion klikime në “Youtube”. Ka qenë vetë këngëtari që ka treguar për pushimet e parakohshme nëpërmjet postimeve në Instagram, sipas Panorama Plus. Ajo që vihet re është se këngëtari nuk ka vajtur vetëm me pushime, kjo kuptohet lehtë sepse është dikush që i bën foto shumë të bukura Ledrit. Ndoshta këngëtari nuk do ta ndaj me ne se më kë po i bën pushimet, por syzet e tij e kanë “tradhtuar”. Në qoftë se bëjmë zoom fotove mund të shikojmë se te syzet e tij pasqyron një person dhe lehtësisht kuptohet se Ledrin po e fotografon një vajzë. Sigurisht se nga pasqyrimi nuk mund ta dallojmë se kush është vajza, por rëndësi ka se morëm vesh se këngëtari paska dikë përkrah, me të cilën preferon të ndaj ditët e tij të relaksit larg syve të publikut.