My STORY

Lei Kraja rikthehet me poza seksi: Nuk më plas për opinionin!

buy propecia cvs buy provigil from india Tre muajt e fundit të vitit 2018, Lei Kraja u komentua si partnerja e bukur e muzikantit nga Kosova Robert Berisha në show-n e kërcimit “Dance with me”. Pas mbylljes së vitit, ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’iu bashkuar familjes dhe për të realizuar disa foto artistike shumë sensuale. Ish-miss-i, që ka lënë Amerikën për karierë televizive në Shqipëri si prezantuese e një emisioni sportiv, për “Panorama Plus” flet për miqësinë me futbollistët, kombinimin si çift në ekran me burrin e Nora Istrefit, dashurinë, paratë dhe jetën që bën në Tiranë si “Leila amerikania”.

Lei-Kraja-2

Ke realizuar një set fotosh shumë sensuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cila ishte arsyeja e rikthimit atje përveç takimit me familjen?
Punë dhe takime me miqtë në New York dhe Kaliforni.

Një ish-miss që ruan ende linjat perfekte. Për ty çfarë përfaqëson një miss në kohët moderne, duke qenë se ka jo pak femra të bukura?
Miss-i gjithmonë duhet të përfaqësojë një qëllim në jetë, zgjuarsi dhe mirësi. Pra, të jetë e kompletuar nga të gjitha anët. Logoja jonë tek miss-i ka qenë “Beauty with a purpose”, pra, nuk bazohesh te pamja. Miss-i duhet të jetë solare, e arsimuar dhe duhet të ketë marrëdhënie me komunitetin.

Lei-Kraja-3

Në rastin tënd bëri përshtypje fakti që u ktheve nga SHBA-të në Shqipëri për të bërë karrierë në televizion. Kush ta hapi derën dhe si u ndjeve e përfshirë në fushën e futbollit?
Derën ma hapi gjithë stafi te “Digitalb” dhe “Supersport”. Pa ndihmën, mirësinë dhe kujdesjen e tyre nuk do të ishte e mundur të isha këtu.

Të dalësh me mikrofon në stadiumet e mbushur me tifozë është kjo një punë e vështirë?
Është e vështirë sigurisht, pasi stadiumi aq i bukur sa është ka edhe anën e tensionit.

Lei-Kraja-5

Ka pasur raste kur tifozët edhe të kanë ngacmuar dhe si ke reaguar?
Ngacmime jo, pasi jam gjithmonë e shoqëruar me një gazetar. Pra, jam e mbrojtur.

Ndërkohë, flitet shumë për rivalitetin mes prezantueseve të sportit. Mes tyre cilat i ke mikesha dhe cilat jo?
Rivalitet ka në çdo profesion. Por konkurrenca, mendoj unë, është vetja jote. Unë jam “Leila amerikania” dhe nuk ka tjetër si unë. Shoqe, por dhe mësuese kam Vilma Mashën dhe Ilda Bejlerin. Pastaj për të tjerët kam respekt.

Lei-Kraja-6

Ndodh shpesh që vajzat e sportit shoqërohen me futbollistët e ka raste që dashurohen me ta. Ti cilët ke miq e nëse do të supozonim për një moment, cilin do të zgjidhje për të dashur?
Miq kam shumë nga futbollistët. Pastaj për të dashur nuk është se më ka qëlluar ndonjë. Ose të paktën nuk i kam njohur deri në atë pikë që ta shoh dikë me atë sy.

Meqë jemi tek i dashuri, ti e ke një partner dhe ç’mund të zbulosh më shumë?
Unë e di që kureshtja e njerëzve është shumë e madhe, por janë disa momente në jetën e njeriut që duhen mbajtur për vete sepse shijohen më shumë. Një ditë, kur personi që do të kem në krah, do të fitojë vërtet zemrën time dhe dashuria do të jetë e fortë nga të dyja palët, edhe unë do flas për të.

Lei-Kraja-4

Sezonin e kaluar të pamë çift me Robert Berishën. Si do i komentoje tre muajt bashkë në ekran dhe jashtë tij dhe ndodhi që bashkëshortja e tij Nora Istrefi u bë vërtet xheloze për ty?
Muajt bashkë kanë qenë shumë pozitive. Jam e lumtur që kisha partner Robertin. Por Nora në asnjë moment nuk e besoj që ishte xheloze, pasi Roberti gjithë kohës e kishte mendjen te Nora dhe Renee.

Lei-Kraja-1

Je aq e mirë paguar në Tiranë sa të bësh jetë vërtet të mirë?
Paguhem shumë mirë dhe aq sa e meritoj.

Nëse do të pyesnim se ç’të bën të veçantë krahasuar me femrat e tjera si mund të përgjigjesh?
Natyra ime solare, sinqeriteti dhe personaliteti që kam. Dhe fakti që nuk më plas për opinionin shumë. Unë nuk jam me masën./Panorama Plus