Linda Halimi mashtron se është dobësuar me regjim, por e tradhtojnë shenjat e liposuctionit në lëkurë

Linda-Halimi-2

“Dikur peshoja 113 kg”, niste rrëfimi i këngëtares Linda Halimi për revistën amerikane “People”, ku pozonte në të njëjtën kopertinë me Oprah Winfrey. Këngëtarja që ka fituar të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian me produksion “Botë”, rrëfeu shumë detaje nga jeta e saj si artiste shqiptare, por pyetjet e gazetarit ishin përqendruar tek mbipesha e dikurshme dhe pesha aktuale afër 50 kg. Linda i çuditi të gjithë me deklaratën se dikur peshonte 113 kg, para se të vendoste të binte në peshë, në sajë të vullnetit në mbajtjen e një regjimi të rreptë ushqimor dhe shumë ushtrimeve në palestër. “Më ngacmonin shumë me vite të tëra për peshën aq sa një ditë në autobus më ngatërruan për grua shtatzënë. Mund të them se ky ishte momenti kur unë nisa të bëja ndryshim drastik të trupit tim”, është shprehur Linda. “Gjithçka e kam arritur në mënyrë natyrale me not, ushtrime kardiovaskulare, ngritjet e peshave, ushqim i shëndetshëm”, tregonte ajo. Por pavarësisht këtij rrëfimi në këtë foto me bikini, këngëtaren e tradhtojnë shenjat e liposuctionit në lëkurë, që ndërhyrja që konsiston në rikonturimin e formave të trupit dhe përmirësimin i siluetës së tij me anë të thithjes së dhjamit.