Lori Hoxha me shtëpi të re në Londër, dhurata e shoqes zbuloi gjithçka

Ditëlindja e trashëgimtares së “Top Channel” dhe blogeres Lori Hoxha u pasua me disa shkrime në media. Ndërkohë vetë Lori ka treguar disa nga dhuratat që mori në ditën speciale të jetës, të cilën e festoi në Londër. Në një foto të publikuar sot në Instastory, Lori zbuloi tre dhuratat që i ka bërë mikesha e saj, Briana Doshi. Mesazhi i saj na bëri të mësojmë se Lori tashmë është bërë me shtëpi të re për ditëlindje. “Gëzuar ditëlindjen Lor! Të gjeje një dhuratë për ty ishte e vështirë sepse ti ke gjithçka. Shpresoj që kjo pulovër të të mbajë ngrohtë, këto vathë të të shkojnë shumë dhe besoj se do të kesh nevojë për këtë varëse për çelësat e shtëpisë së re”, shkruhej në dedikimin e saj për Lorin.