Lori Hoxha vishet me kostum dhe çmend Instagramin

Dasma VIP e trashëgimtares së “Top Channel”, Sara Hoxha me moderatorin e njohur Ledion Liço në Como të Italisë, ishte një nga ngjarjet më të diskutuara në media. E konsideruar si “dasma e vitit”, të ftuarit e njohur nga bota e biznesit, televizionit e artit ishin të pranishëm në ceremoninë e veçantë. Veshjet e të ftuarëve ngjallën interes tek publiku, ndërkohë që vëmendje të posaçme mori motra e Sarës, Lori Hoxha. Si u vesh blogerja e famshme, e cila dallohet për stilin shik?
Dhe Lori na befasoi të gjithëve me zgjedhjen e saj. Ajo ka postuar një foto duke pozuar në shkallët e hotelit luksoz në Como në Itali, ku shfaqet e veshur me një kostum Dolce&Gabbana, në ngjyrën e kuqe të Valentinos. Kostumin e ka kombinuar me këpucë të markës Louboutin. Direkt pas postimit kanë vërshuar komentet duke komplimentuar këtë veshje kaq me shije dhe që i shkon së tepërmi Lorit, duke e cilësuar një Diva. Nga komplimentet për stilin unik, elegancën dhe faktin se sa shumë i shkon ky kostum Lorit, ndjekësit ia shprehën hapur poshtë fotos. Story.al