Luiza Gega me bikini, ja si duket në plazh shqiptarja e momentit

Luiza Gega, atletja 28 vjeçare që fitoi medalje argjendi në Kampionatin Europian të Altetikës në Amsterdam, u cilësua shqiptarja e momentit pasi u shpall nën kampione e Europës në Amsterdam. Ajo është shqiptarja e parë që shpallet nën kampione duke fituar medaljen e argjendit në Europianin e Atletikës. Gega u rendit e dyta në garën e 3000 metrave me pengesa, duke ndalur kronometrin në 9’28”52 për të thyer kështu me rreth 4 sekonda edhe rekordin kombëtar. Një arritje fantastike kjo për Gegën, që e niste me pretendime të mëdha këtë garë, pasi kishte dalë e para në garën kualifikuese pak ditë më parë. E kemi parë gjithmonë me kostumin sportiv të atletes, por ja si duket sportisja e veshur me bikini. Kemi gjetur këto foto, ndërsa Gega merr rreze në plazh duke shijuar detin.