Luksi pas vdekjes/ Makina, bizhuteri dhe pije të shtrenjta në varrezat e mafiozëve rusë

Të përjetësuar në mermer, gangesterët e viteve ’90-të nuk e kanë kursyer luksin as në “botën tjetër”… Ishin vitet e para pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe grupet mafioze në Rusi u përhapën shpejt. Kur të tjerët mezi përballonin një Lada, ata shëtisnin me Mercedes e Volvo. Por edhe pse jetonin në luks, kishin “vesin e keq” të vdisnin shpejt, shkruan Top Channel. Kështu që familjarët dhe miqtë e tyre nuk i kursenin paratë për t’i siguruar banesën e fundit. Në varrezat e qytetiti Yekaterinburg, mafiozët menduan të ngrenë pllaka mermeri me përmasat e miqve të tyre, duke i gdhendur aty bashkë me makinat, bizhuteritë dhe pijet e shtrenjta që konsumonin. Në këtë postim një fotogaleri që nuk duhet humbur!