Majk zemërthyeri apo zemërthyesi? E vërteta e fëmijës që pret ish-e dashura ime

majk-2

Kënga e re “Fund” që u publikua pas disa ngjarjeve nga jeta private reperit të njohur Kastriot Rexha (Majk), është një rrëfim në vetë të parë nga vetë ai për historinë e dashurisë dhe ndarjes me bombën e Instagramit, Majlinda Zeka.“Gjithmonë kam dashur të bëj një baladë të tillë me ritëm të ngadalësuar, që i përshtatet stinës së ftohtë të dimrit”, është shprehur reperi i “Babastars” për klipin e fundit “Fund”, që i dedikohet një historie dashurie që ka marrë fund. Teksti është shkruar nga vetë ai, ndërsa tregon: “Për tekstet e mia inspirohem diku sigurisht, dhe për këtë këngë jam inspiruar nga ndodhia e jetës sime”, tha ai për emisionin “Prive” të Kosovës. Po të dëgjosh vargjet e tekstit, ai shfaqet edhe zemërthyer dhe zemërthyes, që i kërkon falje ish-të dashurës, që s’ishte burrë e s’i mbajti premtimet, duke i kërkuar falje. Ai nuk ka hezitar të flasë konkretisht për Majlinda Zekën duke u shprehur: “Ndarja nuk është kaq tragjike sa e kanë paraqitur mediat, unë kam ende respekt për të”. I pyetur nga revista “Story” për më shumë detaje rreth arsyes së ndarjes u shpreh: “Thjesht nuk ka ecur lidhja”. Sa për lajmin e shtatëzënisë tregon: “ Të them të drejtën s’di asgjë për atë pjesë”. Reperi 25 vjeçar i “Babastars”, Kastriot Rexha i njohur si Majk, u nda prej vajzës seksi nga Prishtina, Majlinda Zeka vetëm pak javë pasi doli hapur në publik me të.