Mamaja e Miley Cyrus pozon me kanabis, nuk pritet mirë në rrjete sociale

Miley Cyrus është një ndër këngëtaret e cila njihet për konsumimin e kanabisit. Por mesa duket edhe nëna e saj nuk mbetet pas sepse ajo në një fotografi të shpërndarë nga bashkëshorti i saj , Billy Ray Cyrus duket teksa pozon në një dollap i cili është plot me kanabis.

Miley-Cyrus-2

“Po! Siç thashe dje, Tish Cyrus…. Si e kanë ndryshuar ata kohën time. Nënë e çmendur” shkruan ai. Fill pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Tish, e cila ka sqaruar foton por nuk nguron të thotë që: “ Pikë së pari… burri im është i çmendur. Së dyti kjo foto është një çmenduri dhe së treti ky kanabis nuk është në shtëpinë time, shkruan Lapsi.al. Gjithsesi nëse do të ishte, do të ishte e mrekullueshme për shuuumë arsye”- përfundon ajo. Kanë qenë të shumtë ata që kanë komentuar dhe e kane konsideruar si të tepërt këtë foto të postuar nga babai i këngëtares.

Miley-Cyrus-1