Margot Robbie shndërrohet në një Barbie për filmin mbi kukullën më të famshme

Warner Bros dhe Mattel janë bashkuar për të sjellë kukullën e famshme Barbie në ekranin e kinemasë, që do të portretizohet nga aktorja Margot Robbie. Ajo është konsideruar si më e përshtatshmja për të sjellë Barbie-n në jetën reale me një figurë perfekte për ekranin, shkruan Top Channel. “Për rreth 60 vjet që është në treg, kukulla Barbie ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm te fëmijët. Jam shumë e lumtur që të jem edhe aktorja protagoniste dhe producentja e filmit. Ky prodhim do të ketë një ndikim të madh te fëmijët në mbarë botën”, është shprehur Robbie.