Marina Vjollca “live” nga shtrati martesor

Ndërkohë që motra e saj Luana Vjollca ka pushtuar mediat me aktivitetet e saj muzikore, Marina ka zgjedhur të qëndrojë më e tërhequr. Larg ekranit dhe bujës mediatike, Marina po shijon muajt e pushimeve. Për të përshëndetur fansat e saj ajo ka ndarë disa momente nga shtrati martesor, ku shfaqet e relaksuar dhe gjithmonë duke shpërndarë energji pozitive. Marina është përfolur për se është në pritje të ëmbël nga martesa me reperin Getoar Selimi, e për këtë arsye dhe ka qëndruar më pak active, shkruan Express. Këto zëra asnjëherë nuk u konfirmuan prej saj, ndërkohë pritet rikthimi i saj në ekran.