Marketing apo dashuri: Reperi i famshëm nuk po i ndahet Dua Lipës

Reperit të njohur, Jack Harlow mesa duket i ka rënë në kokë për Dua Lipën. Përpara publikimit të albumit të tij ai ndau një fragment të një kënge të re në të cilën përmend këngëtaren.

“Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj me të më shumë sesa vetëm një bashkëpunim,” thotë ai në një moment të këngës.

Ai gjithashtu ka etiketuar Duan në videon e tij në Instagram, duke bërë që fansat të dyshojnë se mund të ketë një bashkëpunim së shpejti. Ose djaloshi thjesht do t’i marre vëmendjen yllit të muzikës. Kjo nuk është hera e parë që Jack tregon çfarë mendon për Duan publikisht.

“Më pëlqen Dua Lipa”, tha ai për “Extra” kur u pyet për personin të cilin mezi priste ta takonte në Grammy. Së fundmi ata kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin edhe në Instagram./revistawho.com