Martohet kushërira e Princ William dhe Princ Harry-t, a është kjo një nuse e zakonshme?

Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e martesës së Princeshë Eugenie, kushërirës së afërt të Princ William dhe Princ Harry-t. Dasma është zhvilluar në Pallatin mbretëror dhe sigurisht që të pranishëm kanë qenë e gjithë familja. Princeshë Eugenie ka zgjedhur të veshë një fustan të firmës “Peter Pilotto” që nxjerr në pah shenjat në kurriz, të cilat i ka që në moshën 12 vjeçare nga një operacion. Në “look”-un e saj ka mbizotëruar thjeshtësia dhe nga makiazhi i lehtë duken qartë skuqjet në faqet e saj, shkruan Who. Mediat e huaja e kanë krahasuar dukjen e saj me atë të personazhit të animuar “Ariel”.