Martojnë çifte VIP, por si dukeshin në dasmën e tyre Armand Peza dhe Marcela Lati

Armand Peza dhe Marcela Lati kanë krijuar një nga agjensitë më të mëdha të organizmit të dasmave, ku shumë personazhe VIP ua besojnë atyre organizimin e ditës më të veçantë të jetës së tyre. Duke qenë se ata kanë qenë prezentë në ditën më të rëndësishme të shumë çifteve, të gjithë jemi bërë të paktën njëherë kureshtarë të dinim se si ka qenë dasma e vetë Armandit dhe Marcelës. Por më në fund kuriozitetin na i ka shuar Marcela me anë të një fotografie të postuar në “Instagram”, ku shfaqet me fustan nusërie përkrah babait të saj. Përballë saj duket Armandi, me kostum dhëndërie. Sipas “Who”, në fakt duket se ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga dita e martesës së tyre duke qenë se të dy duken shumë ndryshe nga sot. /Story.al/