Megan shtatzënë, pret fëmijën e parë me Princ Harry

Meghan-Markle-2

Meghan, Dukesha e Sussex, është duke pritur fëmijën e parë me Princ Harry, njoftoi Pallati Mbretëror sot. Sipas CNN, lajmi vjen 5 muaj pasi çifti lidhën kurorë gjatë një ceremonie martesore në rezidencën mbretërore “Windsor Castle”. Në njoftim thuhet se fëmija pritet të vijë në jetë në pranverën e 2019-ës, duke zgjeruar kështu familjen mbretërore britanike të Elizabeth II.