Mihrije Braha: “Ja pse s’jetoj dot pa burrin tim”

Të ftuar specialë të emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, qenë çifti i njohur i ekranit, Naim Abazi e Mihrije Braha. Ata sollën në vëmendje kujtime të bukura e nostalgji, ndërsa folën për miq të medias si Bujar Kokonozi, Armend e Aida Rexhepagiqi si dhe për nisjen e karrierës të tyre.

Të pyetur nga moderatorët në lidhje me marrëdhënien e tyre, Naimi u shpreh se: “E kemi ndërtuar të gjithën bashkë, më pyesin shpesh, por nuk di të them si do mund të kishte qenë jeta ime pa Mihrijen”. Nga ana tjetër, ndërsa realizonte gjithë elegancë recetën e saj të veçantë “Pite Harmonike”, Mihrija tregoi se për të bashkëshorti ishte si një pjesë integrale e trupit, si ajri, si diçka pa të cilën nuk e koncepton dot jetën.

Mihrija tregoi se si me kënaqësi gatuan shpesh për miqtë e tyre të veçantë në mbrëmjet që realizojnë në vilën e tyre për t’i mirëpritur ata. /Top Channel