Mila Kunis dhe Ashton Kutcher shfaqen çift më në formë se kurrë

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë shfaqur si rrallëherë në Los Angeles më në formë se kurrë.

Mila-Kunnis-2

Ata janë një nga çiftet më diskret të showbiz-it botëror dhe familjen apo marrëdhënien e tyre e mbajnë larg vëmendjes mediatike. Së fundmi dy të dashuruarit janë fotografuar teksa qëndrojnë së bashku të veshur thjeshtë në LA.

Mila-Kunnis-3

Të kapur përdore teksa ecnin në rrugë, Mila dhe Ashton i kanë bërë të gjithë të kthejnë kokën drejt tyre. Së fundmi daljet e tyre së bashku kanë qenë të rralla pasi dy aktorët po merren me projekte kinematografike të ndryshme dhe koha familjare ka qenë e paktë. Çdo foto e Mila dhe Ashton shihet me kuriozitet nga publiku pasi të dy të rinjtë janë figura positive, shkruan Who.