Milionere në pak vite, ish-Miss Kosova bën përshtypje me deklaratën

Deklarata e saj na çuditi pak! Ish-Miss Kosova, Besa Gashi si personazh i intervistës “60 Sekonda” në edicionin e javës së kaluar në “Prive” iu përgjigj disa pyetjeve interesante nga gazetari Artan Telaku. Ajo u pyet se çfarë do të bënte po t’i kishte milionat, dhe përgjigja e saj lë të kuptohet se tashmë i ka. “Ndoshta edhe i kam”, ka thënë Besa Gashi, e cila prej vitesh është martuar me Albert Krasniqin, me të cilin ka edhe një vajzë. Gashi e mori titullin e më të bukurës kosovare në vitin 2006-të, e duket se në pak vite jeta e saj ka ndryshuar.