Milioneri romantik i Afërdita Dreshaj, çifti foto intime para dasmës

Vera ka ardhur dhe bashkë me të edhe dasmat e shumta VIP. Një ndër to është edhe ajo e modeles dhe këngëtares së njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj me Jakub Kindl. Me 29 qershor ata do ti japin fund beqarisë së tyre në Miami dhe do të jetë një ceremoni me miqtë më të ngushtë të çiftit.
Por pas një feste beqarie të çmendur ka ardhur koha për disa foto përpara dasmës. Ka qenë vetë çifti që në profilet e tyre përkatëse në Instagram kanë postuar disa çaste nga ky photoshooting, shkruan Blitz.al.Afërdita duket e mrekullueshme e veshur me nje fustan të bardhë dhe ndërsa Jakob me këmishë dhe pantallona të zeza. Ka nisur kështu atmosfera e dasmës së Afërditës, që pritet të ketë një bujë të madhe në media.