Morena Taraku “topless” në jaht pas lajmeve të shtatzënisë

Mjaftoi një fotografi që të nisnin thashethemet se Morena Taraku është shtatzënë. Por, Miss-i dhe këngëtarja i ka hedhur poshtë spekulimet rreth shtatzënisë së mundshme duke thënë se është ende fëmijë për vete. Ndërkohë ajo po vazhdon të shijojë jetën në shtetin turk, nga ku poston foto të ndryshme. Së fundi ka publikuar një fotografi mjaft provokuese për të gjithë ndjekësit e saj në këtë rrjet social. Ajo shihet duke marrë rreze dielli në një jaht ku pozon “topless”, dhe ekspozon format trupore. Kohët e fundit Morena u përfol për lidhjen me miliarderin iranian, Sasha Sobhanin, me të cilin duket se përjetoi vetëm një aventurë të shkurtër, sipas Express. Sa i takon profesionit , Taraku është duke punuar me projekte të reja muzikore, ku pritet të sjellë një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun.