Mozzik e Loredana po bëhen prindër, nisin blerjet për beben

Reperi i njohur nga Kosova, Mozzik dhe e dashura e tij Loredana Zefi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndonëse çifti nuk e kanë konfirmuar publikisht asnjëherë lajmin se janë në pritje të ëmbël, Prive konfirmoi këtë lajm. E tani, Mozzik i dha fund çdo spekulimi duke publikuar edhe dhuratën e blerë për vogëlushin e tyre. Janë një palë atlete të markës Adidas “Stan Smith” version miniaturë, ato që Mozzik ka zgjedhur për beben e tij, ndërsa ka publikuar në Instagram një video, ku ka futur dy gishtat në këpucë dhe lëviz me to dhe janë tejet të lezetshme.