Mozzik, le ta shpallim babin më me stil të showbiz-it!

Mozzik-2

Babi Mozzik është pa dyshim babai më me stil i showbiz. Këngëtari i famshëm që sapo është bërë baba i një vogëlusheje me emrin Hana, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi. Përveç se i veshur bukur e me stil, ai duket të jetë edhe një baba shumë i kujdesshëm për të bijën e tij, e cila u lind në dhjetor të këtij viti, shkruan Prive. Fotografia e fundit e publikuar në Instagram nga Mozzik, e shfaqë atë si një baba të ndjeshëm dhe tejet simpatik krah vogëlushes.