Ndryshime në jetën e Bora Zemanit, sekretet që na i zbuloi mbrëmë

E ftuar në “Top Arena” në Top Channel, Bora Zemani, bukuroshja, e cila prej disa vitesh është pjesë e “Digitalb”, përveçse foli për futbollin dhe Botërorin, iu përgjigj shkurt disa pyetje të Manushit mbi jetën e saj personale, por dhe karrierën e saj. Bora tha se djali i saj është personi më i rëndësishëm për të. Ndërsa e pyetur se në cilin televizion do ta shohim në vazhdim, ajo u shpreh: “Një gjë është e sigurt, do të merrem sërish me futboll, tha ajo për “Top Channel”. Një emision me përmbajtje politike, nuk do të drejtoj”, u shpreh bukuroshja brune, duke lënë të hapur edhe një mundësi largimi nga “Digitab”-i.