Në dhomën me trëndafila të bebe Ajkës, Xhensila Myrtezaj hap derën

Në korrik të këtij viti Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka. Çifti kanë preferuar që imazhin e vajzës ta mbajnë larg mediave dhe rrjeteve sociale, megjithatë ndonjëherë publikojnë momentet që kalojnë me të. Së fundmi ka qenë Xhensila ajo e cila ka publikuar një detaj nga dhoma e vogëlushes dhe është me të vërtetë i veçantë. Koka e krevatit të Ajkës është e dizejnuar në formën e një kurore princeshe, ndërsa në të është vendosur perdja, shkruan Ëho. Pak kohë para se Xhensila të sillte në jetë Ajkën, ka publikuar edhe një foto të murit të dhomës, i cili është i gjithi i pikturuar me trëndafila.