Në vendlindje pas 19 vitesh, reperi shqiptar: “Falenderoj Ledrin Vulën, më gjeti femra”

Reperi Gashi erdhi në Kosovë pas 19 vitesh, si i ftuar në “Sunny Hill Festival”. Shumë shpesh gjatë vizitës ai tregoi emocionin që ka përjetuar dhe domethënien e veçantë që ka për të ardhja në vendlindje. Përpara largimit nga Prishtina ai ka dhënë një intervistë për “Edicioni Veror”, ku përveçse u shpreh shumë i lumtur për performancën, tregoi mikpritjen që i bëri Ledri Vula në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme, shkruan Who. “Dua të falenderoj shumë Ledrin. Është hera e parë në Kosovë pas 19 vitesh dhe Ledri më ka qëndruar shumë pranë. Më gjeti super pishinë, më gjeti një makinë dhe më gjeti kurva”, u shpreh ai. Mesa duket Gashi paska kaluar kohë shumë të mirë gjatë vizitës së shkurtër në vendlindje.