Nënë e dy djemve, Xhemi Shehu zbulon trupin vajzëror me bikini

Të gjithë e pranojnë njëzëri se Xhemi Shehu është një ndër moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar. Pavarësisht se është nënë e dy djemve, format e saj trupore janë për t’u pasur zili. Këtë gjë mund ta vërtetojë më së miri edhe një fotografi që ajo ka publikuar së fundmi në ‘InstaStory’. Duke qenë se dhe sezoni televiziv ka përfunduar, duket se Xhemi ka nisur disa ditë pushimi dhe relaksi në jug të Shqipërisë.Për momentin ajo ndodhet në një resort të Sarandës dhe duhet thënë se me siguri i ka mahnitur të gjithë pushuesit me fizikun e saj. Megjiithatë duhet shtuar se Xhemi një kohë të mirë ja ka dedikuar edhe stërvitjes në palestër dhe kjo do të thotë se mundi me të vërtetë shpërblehet, shkruan Who.