Wedding Story

Nga fustani i nusërisë tek muaji i mjaltit, zbulohet sekretet e dasmës së Afërdita Dreshaj

Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj pasi kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me sportistin çek Jakub Kindl, është nisur për muaj mjalti në Karaibe dhe çdo gjë ishte surprizë për të.Pasi Who zbulou se Afërdita do i kalonte ditët e para si vajzë e sapomartuar në St.Lucia në brigjet e Karaibeve, ajo ka publikuar detaje të reja nga destinacioni që do të jetë për disa ditë foleja e dashurisë së çiftit. Dreshaj ka postuar në ‘Instagram’ video të dhomës ku ajo po qëndron, përpara së cilës shpaloset një pamje magjepsëse dhe relaksuese. Me siguri në ditët në vazhdim nusja e re do të ndajë me ne detaje dhe momente të tjera nga muaji i saj i mjaltit, ndërkohë që Story.al zbulon stilisten që krijoi fustanin e nusërisë së modeles. Ajo quhet Blerta dhe në Instagram shihen shumë vajza që janë martuar me fustane të saj.