Ngacmoi vajzën turke në “Instagram”, Loris Karius në telashe

Portieri Loris Karius ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes mediatike, por kësaj here jo për gafat e bëra në ndeshje, po për “ngacmim” të një vajze turke në Instagram. Një përshëndetje e tipit “Ç’kemi, si je?” ka mjaftuar që gjermani të zërë një hapësirë të madhe në media. Vajza të cilës Karius i shkroi në Instagam, e ka shpërndarë bisedën e portierit të Beshiktashit, shkruan Panorama Plus. Për Kariusin përshëndetja me fanset është një diçka normale, teksa në Turqi nuk është pritur aspak mirë. Madje mediat turke raportojnë se portieri është paralajmëruar, në rast se veprimi përsëritet, ai do të ndëshkohet.