Nik Xhelilaj nga një shtet në tjetrin si aktor: S’jam i vështirë me femrat, por…

 

Nik Xhelilaj është një ndër aktorët shqiptarë që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm edhe jashtë kufijve. E kemi parë të shfaqet në disa nga serialet dhe filmat më të ndjekur gjerman dhe turq. Së fundmi ai kishte një rol në serialin turk “Kryeqyteti Abdulhamid”, që transmetohet edhe në Shqipëri. Ditën e sotme në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Xhelilaj ka zbuluar se ka nisur xhirimet për një tjetër serial në Turqi, në të cilin ka rolin e një terroristi në Siri dhe për këtë arsye u detyrua të rriste edhe pak mjekrën.

Screenshot_2019-03-16-19-41-54-1
Pavarësisht se ka jetuar në qytete të ndryshme të botës, Nik ka zbuluar se ka ende pasaportë shqiptare dhe se kjo u duket shumë e veçantë miqve të tij të huaj. Gjithashtu aktori ka treguar se në fillimet e tij në Turqi është ndjerë shumë mirë, sepse rrugicat në të cilat ka jetuar i ngjasonin shumë me lagjet më të njohura të Tiranës. Duke qenë se ai është mjaft i pashëm dhe i dashur nga gjinia e kundër, sigurisht që nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve për jetën private. Nik ka treguar se nuk ka arritur të krijojë një marrëdhënie për shkak të punës së tij, duke qenë se duhet të udhëtojë shpesh sa në Londër, Gjermani dhe Turqi.

Screenshot_2019-03-16-19-41-44-1

Ai ka treguar se në raportet me femrat është shumë i mirë, nuk është tip i vështirë, por nuk mundet të ketë diçka konkrete. Nik tha se tashmë është 36 vjeç dhe as familja nuk ndërhyn në jetën e tij private, duke qenë se ua ka bërë gjërat shumë të qarta. Tashmë është e sigurt që Xhelilaj u ka prerë ëndrrat shumë vajzave, por ndoshta në të ardhmen aktori do të ketë mundësinë të krijojë një lidhje stabël në jetën e tij, shkruan Who.