Një dasmë në ‘Disney World’, Katy Perry dhe Orlando Bloom premtojnë një ceremoni madhështore

Katy Perry ka jetuar një ëndërr të vërtetë që prej momentit kur partneri i saj, Orlando Bloom i propozoi për martesë në ditën e Shën Valentinit.

Pas këtij momenti special në jetën e të dyve, ata janë duke planifikuar ditën e madhe, e cila do të ketë shumë surpriza. Burime pranë çiftit kanë pohuar se tashmë Bloom dhe Perry e kanë vendosur se si do ta organizojnë dasmën e tyre e gjithçka pritet të jetë perfekte dhe e kuruar deri në detaje. Ata kanë treguar gjithashtu se martesa e tyre do të zhvillohet në ‘Disney World’ në kështjellën e Hirushes.

Kujtojmë se ndonëse ceremonia martesore nuk është zhvilluar akoma, çifti ka vendosur të nisë bashkëjetesën pranë njëri-tjetrit kohë më parë./revistawho.com