Një djalë i vogël në Instagramin e Blerim Destanit, aktori bën postimin e rrallë për 38-vjetor

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, feston ditën e sotme 38-vjetorin e lindjes. Ai shpeshherë është përfolur për elegancën dhe paraqitjen e tij dhe nuk i tregon vitet që ka mbi supe.

Blerim-Destani-2

Për të uruar veten, Blerimi sot ka zgjedhur që të publikojë një foto të vjetër nga fëmijëria e tij. “I numëroj vitet nga dashuria e familjes, shoqërisë, momenteve e buzëqeshjeve, faleminderit për urimet e ditëlindjes, gjithë të mirat për ju”, ka shkruar aktori bashkëngjitur me foton e publikuar në profilin e tij në “Instagram”. Ndërkohë nuk kanë munguar as urimet nga ana e miqve dhe fansave të tij të shumtë./Panorama Plus