Një Kastro Zizo ndryshe, këngëtari rrëfen si hoqi dorë nga alkooli

Në emisionin ‘E diell’ në ‘Top Channel’ ditën e sotme, ishte i ftuar një nga këngëtarët më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar, Kastro Zizo. Ai ka qenë gjithmonë një nga personazhet që ka tërhequr vëmendje me stilin e tij apo me karakterin. Gjatë intervistës, ai ka folur për disa ndryshime që kanë ndodhur në jetën e tij. Këngëtari zbuloi për Edi Manushin, Nevina Shtyllën dhe Ervin Kurtin se kishte hequr dorë nga vesi i tij i alkoolit dhe kishte plot 5 muaj pa pirë. “U zgjova një ditë në mëngjes dhe mendova se nuk duhet të vazhdoja më t’i bëja dëm njerëzve rreth meje”, u shpreh Kastro, pasi u pyet nga moderatorët se si kishte vendosur të merrte këtë hap të rëndësishëm. “Në momentin që divorcohem, nuk e kthej më kokën pas”, vazhdoi ai, duke iu referuar ‘bashkëshortes’ ireale, alkoolit. Ky hap i rëndësishëm është përgëzuar nga të gjithë./revistawho.com