Noizy zbulon sa i pasur është, më pas pendohet dhe fshin deklaratën

Ai qenka bërë milioner dhe sapo e zbuloi! Reperi i famshëm shqiptar, Noizy në një mënyrë indirekte e ka zbuluar se cila është vlera totale e pasurisë së tij, përfshirë llogarinë bankare e patundshmëritë që futen në vlerën e pasurisë. Duke u mburrur me miliona klikimet që ka marrë kënga e tij “Toto” e lançuar së fundmi, Noizy e ka treguar se është jashtëzakonisht shumë i pasur. Mbi 18-të milionë klikime ka kënga e tij ‘Toto” e në një postim në Instagram, ai kishte shkruar: “Kjo duket si vlera e pasurisë time”… Por Noizy, si “Haxhi Pishmani” e kishte fshirë me pas këtë përshkrim, duke e zëvendësuar me një tjetër, ama është portali IN Tv, ai që e ka zënë përshkrimin fillestar në një “screen shot”, sipas Prive.