“Nuk jam single, as e dashuruar”, Anxhela Peristeri rrëfen eksperincën e saj

Anxhela Peristeri, një ndër këngëtaret e talentuara shqiptare, ka ditur gjithmonë ta mbajë të fshehtë jetën e saj private. Megjithatë, kurioziteti i tepërt i shtyn fansat ta pyesin herë pas here se çfarë po ndodh me jetën e saj. “Si është të jesh single pas 30 viteve?”, e pyet njëri nga fansat e Anxhelës nëpërmjet opsionit të Instagramit. “Nuk jam single, as e dashuruar… thjesht po pres për diçka të vërtetë” nuk nguron t’i përgjigjet ajo duke përdorur një nga fotot që qarkullon në rrjete sociale me mbishkrim në gjuhën angleze, shkruan Alpenews.