Wedding Story

Nuk postoi asnjë foto me burrin nga dasma, kush është bankieri që i rrëmbeu zemrën Vilma Mashës

cheap Phenytoin online Vilma-2

click here Gazetarja e sportit Vilma Masha i dha fund beqarisë të shtunën, gjatë një ceremonie VIP celebrimi në Tiranë, me dëshmitarë personazhe të njohur të showbiz-it. Prezantuesja e një emisioni sportiv në “Supersport” u ngjit në altar pak katër vitesh lidhje me partnerin e panjohur në publik, ndërkohë që ka bërë përshtypje fakti se ajo nuk ka postuar asnjë foto me burrin e saj të jetës. Duket se Vilma ka rënë në dakortësi edhe me të ftuarit në dasmë, duke i porositur ata që të mos postojnë asnjë foto të saj çift, duke u mjaftuar me potime të vetëm, ku dukej një nuse e thjeshtë dhe me klas. Ajo çfarë dihej është se Vilma ka një lidhje dashurie prej një viti me partnerin e saj me profesionin e bankierit, i cili jeton në Itali. Ndërkohë ka qenë një mikeshë e çiftit ajo që ka “tradhtuar” Vilma Mashën, e cila me komentin e urimit në Instagram zbuloi emrin e partnerit të saj, të cilin ajo u përpoq aq shumë ta mbajë sekret. Komentuesja zbuloi emrin e dhëndrit, poshtë fotos së postuar nga ceremonia ku Masha ka bërë betimet me partnerin që siç është shprehur vetë Vilma “nuk i përket botës së spektaklit”. Gjithsesi shumë të ftuar në dasmën e moderatores kanë shprehur urimet duke komentuar në foton e publikuar nga vetë ajo, por njëra prej tyre, mesa duket e ka harruar premtimin e dhënë duke shkruar: “Të trashëgoheni Vilma dhe Dori! Ju uroj një jetë të mrekullueshme, sikurse jeni dhe ju të dy!”

here Vilma-1

Ndërkohë në postimet e bëra në rrjetet sociale nga dasma dhe kulmi i ceremonisë, kemi arritur të shohim vetëm një pjesë të portretit të Dorit, ndërsa Vilma i servir pjesë nga torta. Gazetarja dhe partneri i saj disa vite më i madh u cerebluan gjatë kësaj ceremonie private ku të ftuar ishin personazhe të njohur të medias dhe miq të ngushtë të saj. Një nga figurat më të njohura të Digitalb, e cila gjithmonë ka preferuar të mbajë një profil të ulët sa i përket jetës së saj private nuk nguroi të ndante disa detaje të saj vitin e kaluar, në emisionin “Tek unë” me Arjola Shehun. “Nuk preferoj të jem në qendër të vëmendjes për jetën time private. Mendoj se nëse dëshiron, në një vend si ky i yni mund të bëhesh protagonist sa hap e mbyll sytë, megjithatë përsa kohë që këto lajme boshe s’më gjenerojnë të ardhura, atëherë nuk kam pse e vendos veten në fokus!” tregonte Vilma.

Vilma-3

Kur u pyet në lidhje me historinë e saj të dashurisë, Vilma pohoi: “Po, kam një lidhje prej disa kohësh, më shumë se tre vjetësh tashmë. Po nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes, sepse as partnerit tim nuk i pëlqen kjo gjë.” Në lidhje me planet e para një viti për krijimin e familjes me partnerin, për të cilin nuk dha asnjë detaj konkret ajo u shpreh: “Ashtu janë planet, duke qenë se edhe unë nuk jam më e vogël… Po patjetër, besoj që në një lidhje të konsoliduar gjërat vijnë gradualisht”. Për historinë e dashurisë Vilma u rrëfye edhe në emisionin “Rudina”. Ndonëse kishte një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar, ajo tregoi se i dashuri i saj ende nuk ia kishte bërë propozimin e madh në 2017-ën. Sa i takon marrëdhënies me partnerin dhe pse nuk zbulonte detaje për të, Vilma Masha u shpreh se: “Nuk e di nëse është fat apo zgjedhje, por nuk kam dashur që partnerin ta kem pjesë të ekranit, se do të shikoja një lloj gare, një lloj konkurrence, siҫ kam vëne re edhe te kolegë të mi. Ndërsa në momentin kur vjen nga fusha të ndryshme, ke gjithmonë diҫka të re për të treguar…” Nëse e kishte pasur ëndërr fustanin e bardhë apo jo, gazetarja ka treguar: “Nuk më duket sikur e kam ҫështje plani. Nuk kam qenë asnjëherë e fiksuar që do mbaroj shkollën, do fejohem, do martohem, si shumë vajza duan. Ndërkohë nuk dihet nëse Vilma do të vazhdojë karrierën si gazetare në Shqipëri, apo do të nisë jetën si e martuar në Itali, vendi ku ushtron profesionin bashkëshorti./Panorama Plus

Vilma-4