Olta Gixhari poston foton me aktorin e “Kosem”

Ajo është një nga aktoret më të njohura e më të suksesshme shqiptare. Bëhet fjalë për Olta Gixharin, e cila shpeshherë tërheq vëmendjen e mediave rozë me postimet e saj në rrjete sociale. Edhe ditën e sotme, Olta ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku është krah aktorit të njohur turk Caner Cindoruk. Ky i fundit është i njohur në vendin tonë me rolin e tij në serialin “Kosem”, Silahtar, shkruan Panorama Plus. Me këtë foto Gixhari thjesht ka përshëndetur ndjekësit e saj, pa dhënë asnjë detaj tjetër në lidhje me takimin me Caner.