My STORY

Orinda Huta zbulon të shkuarën para se të martohej: Kam qenë rebele dhe nuk e çaja kokën!

Get More Information order dapoxetine Festës së 8 Marsit nuk mund t’i mungonte dhe urimi i Orinda Hutës. Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto me mamanë e saj në “Instastory”, me një dedikim shumë të ëmbël, por moderatorja ka zbuluar dhe disa detaje në lidhje me karakterin e saj rebel, apo “xhelozinë” që ekzistonte midis saj dhe vëllait.

Orinda-Huta-4

“Ma nxore shkumën, moj vajzë… Tani nuk ndodh më ta thuash, përkundrazi, por unë e di që të kam lodhur shumë sepse kam qenë vajzë rebele dhe nuk e çaja shumë kokën! Ti më ke dashur shumë gjithmonë dhe shpeshherë jam ndjerë si e preferuara, edhe pse të ngacmoja se doje më shumë djalin. Unë nuk njoh grua më të fortë, më të mirë dhe më të dashur se ti. Faleminderit Zotit që të kemi”, shkruante Orinda.

Orinda-Huta-3

Momentalisht, ajo i është kushtuar emisionit të saj të ri në “Tv Klan”, “Jo vetëm modë” dhe duket se do ta shohim shumë gjatë si moderatore në ekran. Orinda Huta tashmë është martuar me moderatorin Turjan Hyska dhe nuk ka ngurruar të rrëfejë detaje të një nuseje të mirë.

 

Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre 10-vjeçare me një superceremoni VIP me 300 të ftuar. Ajo nuk hezitoi të zbulonte dhe detajet e dasmës, përfshi ankthin e të ftuarve dhe shiut që mund t’u prishte dasmën në ambient të hapur. “Si fillim, me përgatitjet e dasmës është marrë Turi.

Ndoshta mund t’ju bëjë çudi, por kështu ka ndodhur, pasi, siç rrëfen Orinda, ditët e fundit ajo ishte totalisht shumë e pavendosur. Ndërsa për ankthin e shiut tregoi: “Sapo u zgjova, pashë qiellin e vranët. Pastaj u ula në lagje piva një kafe me motrën dhe kur më vjen mesazhi nga shërbimi meteorologjik : “Jo, nuk ka shi, e sigurt 100 për qind!’’. ‘’Sa kthej kokën pas, shiu me gjyma’’. Ajo tregoi se në dasmë të gjithë erdhën me vonesë, përfshi edhe familjarët e saj.